Një grua 74-vjeçare u shpëtua e gjallë nga nën rrënoja të mërkurën 227 orë pasi tërmetet e dyfishta goditën Turqinë, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Cemile Kekec u shpëtua në provincën Kahramanmaras, epiqendra e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të javës së kaluar.
Kekeci u dërgua në spitalin më të afërt.
Tërmetet vranë të paktën 35,418 njerëz dhe plagosën 105,505 të tjerë në Turqi, sipas shifrave të fundit zyrtare. /FolDrejt/