Policia turke njoftoi sot se ka arrestuar 78 persona të akuzuar se kanë krijuar frikë dhe panik duke shpërndarë “postime provokuese” për tërmetet në rrjetet sociale.
Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë njoftoi se janë identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese, 193 prej tyre janë ndjekur penalisht dhe kryeprokurori ka urdhëruar arrestimin e 78 prej tyre, sipas Reuters.
Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për shkak të mashtrimit që synonte të vidhte donacione për viktimat e tërmetit dhe se 15 llogari në rrjetet sociale që imitonin institucionet zyrtare u mbyllën./FolDrejt/