Dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit arritën shifrën e 103.6 miliardë dollarëve, që është rreth nëntë për qind e PBB-së së parashikuar për vitin 2023, njoftoi sot Ministria e Financave në Ankara.
Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në 1999, përcjell Fol Drejt.
Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, është shkaktuar në objektet e banimit, në vlerën 56,9 miliardë dollarë, raporton portali i kanalit turk “NTV”./FolDrejt/