Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit kundër COVID-19 më 14 janar, Turqia deri tani ka administruar mbi 28 milionë doza të vaksinës.
Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani dozën e parë e kanë marrë mbi 16 milionë qytetarë, ndërsa mbi 12 milionë tashmë kanë marrë dozën e dytë.
Ministria po ashtu konfirmoi 7.523 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 702 pacientë simptomatike, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5.19 milionë.
Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 46.446, me 178 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Në mbarë Turqinë gjatë 24 orëve të fundit betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 10.003 pacientë, duke e çuar në mbi 5.03 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 52.5 milionë teste të dyshuara për COVID-19.