Kultepe, e cila ishte kryeqyteti i Mbretërisë së lashtë të Kaneshit, ndodhet 20 kilometra nga provinca qendrore Kayseri. Ajo u pranua në Listën paraprake të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2014
Rreth 350 artefakte tjera historike të gërmuara nga zona arkeologjike Kultepe do të shfaqen në muze si pjesë e një programi konservimi dhe dialogu midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Kultepe, e cila ishte kryeqyteti i Mbretërisë së lashtë të Kaneshit, ndodhet 20 kilometra nga provinca qendrore Kayseri. Ajo u pranua në Listën paraprake të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2014.
Duke folur për gazetarët, Fikri Kulakoglu, profesor nga Universiteti i Ankarasë dhe kreu i ekipit të gërmimeve, tha se shumica e artefakteve të zbuluara nga vendi ruhen në muzetë në kryeqytetin Ankara dhe provincën Kayseri.
“Gjithsej 350 artefakte që presin në magazina do të zënë vendin e tyre në muze”, tha ai.
Puna e gërmimit ka rreth 75 vjet që vijon në zonë.