Një foshnjë u ribashkua me nënën e saj të shtunën, 54 ditë pasi u shpëtua nga rrënojat në Turqinë jugore të goditur nga tërmeti, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë – të cilin zyrtarët shëndetësorë e quajnë “Mister” (Gizem në turqisht) – u shpëtua në provincën Hatay 128 orë pasi tërmetet goditën vendin më 6 shkurt. Më pas ajo u transferua në një spital në kryeqytetin Ankara.
Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanik e ribashkoi foshnjën me nënën e saj Yasemin Begdas në provincën Adana, ku kjo e fundit aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Foshnja dhe nëna u bashkuan falë një testi të ADN-së që vërtetoi lidhjen. Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetet që vranë më shumë se 50 mijë njerëz.
“Fëmija është me të vërtetë një mrekulli. Fakti që ajo mbijetoi dhe nuk kishte probleme shëndetësore na tërhoqi zemrën,” tha Yanik.
“Misteri” është tashmë edhe foshnja jonë”, tha ajo, duke shtuar se mbështetja e ministrisë do të jetë gjithmonë me të. /FolDrejt/