Ish-futbollisti i Chelseat dhe Newcastle, Christian Atsu, i cili luante për Hatay të Turqisë, ka vdekur përfundimisht nga tërmeti, ka bërë të ditur menaxheri i tij Murat Uzunmehmet.
Siç tha Uzunmehet në Twitter, trupi i tij u gjet nën rrënoja, 12 ditë pas tërmetit, përcjell Fol Drejt.
Atsu, i cili ka luajtur 65 ndeshje për kombëtaren e Ganës, ka lindur në vitin 1992 dhe vetëm pak orë para tërmetit shënoi golin e fitores së Hatay kundër Kasimpasa./FolDrejt/