Adnan Oktar dhe qindra ndjekës të tij u arrestuan në vitin 2018 në shtëpinë e tij me një sërë akuzash, duke përfshirë drejtimin e një organizate kriminale, shkelje tatimore, sulme seksuale dhe shkelje të ligjeve kundër terrorizmit.
Një gjykatë në Turqi e dënoi anëtarin e sektit Adnan Oktar (66), i cili predikonte në televizion, me 8658 vjet burg, raportoi “BBC”, transmeton Fol Drejt.
Ai ishte i rrethuar nga vajza të reja të cilat i quante “mama” dhe përshkruhet si lider i një sekti të dënuar për sulme seksuale dhe abuzime ndaj të miturve./FolDrejt/