Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur në 49.589, tha sot zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay.
Në konferencën për shtyp, Oktaj tha se në mesin e të vdekurve janë 6807 shtetas të huaj.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) dërgoi 1.6 miliardë dollarë në provincat e prekura nga tërmetet, ndërsa 1.1 miliardë dollarë u dërguan nga institucionet dhe organizatat publike./FolDrejt/