Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD) njoftoi sot se numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në këtë vend ka shkuar në 45,089 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit, përfshirë Sirinë, ka shkuar në rreth 51,000 të vdekur.
Vetëm në Turqi nga tërmeti janë lënduar 108 mijë persona, shton AFAD, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do t’u drejtohet anëtarëve të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlament sot në orën 9:00 CET./FolDrejt/