Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi dhe Siri ka kaluar në 41,000, shkruan Fol Drejt.
Autoritetet turke thonë se 35,418 njerëz janë mbytur në vend. Qeveria siriane dhe OKB thonë se më shumë se 5,800 njerëz kanë humbur jetën për shkak të tërmetit.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur ekipet e shpëtimit t’i vazhdojnë kërkimet.
Sipas Al Jazeras, në Turqi, një grua është nxjerr e gjallë nga rrënojat 222 orë pas tërmetit. Bëhet fjalë për zonën e goditur në Kahramanmarash./FolDrejt/