Në proces është krijimi i një sistemi qendror për origjinën e maceve, secila me karakter të ndryshëm, që jetojnë në Turqi.
Në të gjithë botën, miliona mace jetojnë në rrugë, me njerëzit dhe nëpër shtëpi të familjeve. Macet në rrugë përballen me rreziqe të ndryshme, disa vriten për qejf, disa ngecin nën automjete. Kurse gjithçka që ata presin nga njerëzit është pak dashuri dhe ndjeshmëri.
Megjithëse ka debate të ndryshme, mendimi i përgjithshëm është se macet u zbutën për herë të parë në Egjipt 4.000 vjet më parë. Edhe pse njihen si kafshë shtëpiake, tipari më karakteristik i maceve është sjellja e tyre e “pavarur”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Botërore të Racave të Maceve, Erdal Emrehan Sakınmaz, për Anadolu Agency (AA) foli rreth racave të maceve, karakteristikat e racave dhe sjelljet e maceve. Duke theksuar se shoqata e tyre është anëtare e Federatës Botërore të Maceve me seli në Gjermani, Sakınmaz tha se ata synojnë të krijojnë një sistem qendror për të regjistruar origjinën e të gjitha maceve që jetojnë në Turqi, për të kontrolluar vlerën e mbarështimit të maceve dhe programet e kujdesit për kafshët.
Duke thënë se ekziston një sistem i posaçëm softuerik në të cilin janë regjistruar më shumë se 5 mijë mace në shoqatë dhe se ata vazhdojnë studimet gjenealogjike që dokumentojnë racën e pastër të maces, Sakınmaz shpjegoi se i regjistrojnë të dhënat e maceve në këtë fushë.
“Ne jemi përfaqësues i Turqisë i formimit të sistemit gjenealogjik”
Duke theksuar se ata kujdesen për studimet gjenealogjike, Sakınmaz tha, “Gjenealogjia përfshin informacione për racën, ngjyrën, gjininë e maces, nga cili vend ka ardhur apo në cilën shtëpi ka lindur. Ne tregojmë edhe paraardhësit e tyre deri në 5 breza. Kemi të regjistruar edhe më shumë se 5 breza në sistemin tonë, kjo mund të shkojë deri në 10 breza. Ky sistem regjistrimi ekziston prej shumë vitesh në Evropë. “Ne jemi përfaqësues të këtij sistemi në Turqi. Si shoqatë, që nga viti 2012 kemi bërë regjistruar gjenealogji të 25,400 maceve në Turqi.”
“Janë të regjistruara 80 raca macesh”
Duke u shprehur se janë rreth 80 raca macesh të regjistruara nga Federata Botërore e maceve, Emrehan tha: “Ne kemi macet Ankara dhe Van , të cilat quhen ‘Turkish Angora’ dhe ‘Turkish Van’, si dy raca të ndryshme. Macet Ankara dhe Van konsiderohen si paraardhësit e të gjitha maceve. Për shkak se kanë një histori të gjatë, ato konsiderohen si paraardhësit e maceve”.
Sakınmaz shpjegoi se ata organizuan seminare, trajnime dhe gara rreth racave.
“Macet e Ankarasë dhe Vanit janë mace çamarroke”
Duke nënvizuar se çdo racë macesh, të cilat ai i përshkruan si “sikur fëmijë”, kanë karakteristika të ndryshme, Sakınmaz deklaroi: “Karakteret e tyre formohen nga edukimi i tyre, vendi ku janë rritur dhe shtëpia në të cilën jetojnë. Disa mace mund të jenë si fëmijë të llastuar. Macet më çamarroke janë të Ankarasë dhe Vanit në botë. Janë shumë energjike, përpiqen të luajnë lojëra, përpiqen t’i ndjekin njerëzit si hije”.
Raca që mund të them si më e qetë janë macet persiane. Temperamenti i tyre është më i qetë, nuk qarkullojnë shumë. Macet persiane janë një racë vizualisht mahnitëse pasi qimet e tyre janë shumë të gjata. Kur njeriu e shikon atë, dëshiron ta shikosh përsëri”.
Përzgjedhja e maceve sipas karaktereve të tyre
Sakınmaz theksoi se ata që duan të kenë një mace duhet të zgjedhin sipas karaktereve të maceve.
Për shembull, Sakınmaz sugjeroi që familjet me fëmijë të zgjidhnin macet “British longhair, British shorthair” që janë sociale dhe u pëlqen të jenë së bashku me njerëzit dhe se të moshuarit do të ishte e përshtatshme që të preferonin macen persiane, exotic shorthair, sepse janë të qetë. Kurse për ata që duan mace të gjallë, ai sugjeroi macet Ankara dhe Van.
“Asnjë kafshë nuk është mosmirënjohëse”
Sakınmaz tha se besimi se “macet janë mosmirënjohëse”, që është subjekt i idiomave dhe këngëve, nuk është i vërtetë.
Ai thotë se çdo gjallesë së cilës i afrohet me dashuri, përgjigjet me dashuri.
“Asnjë kafshë nuk është mosmirënjohëse. Nëna ime është pronare maceje që nga fëmijëria, dhe unë jam rritur me mace. Nuk kemi parë kurrë mosmirënjohje të maceve. Ata nuk na kafshuan dhe nuk na gërvishtën. Janë kafshë shumë besnike, ashtu si qentë. Më e rëndësishmja është qasja e njerëzve ndaj kafshëve”, tha ai.
Ruajat e maceve ka efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular
Asistenti i Kërkimeve Celalettin Etkin Şafak nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Ankarasë, Njësia e Sjelljes së Kafshëve në Spitalin e Kafshëve, tha se macet kanë efekte fiziologjike dhe psikologjike në shëndetin e njeriut.
Duke shpjeguar se personat që mbyllën shtëpitë e tyre për shkak të masave gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 vazhduan jetën e tyre sociale me kafshët shtëpiake, të cilat shihen si pjesëtarë të familjes, Şafak deklaroi se sipas hulumtimeve, të ruash një mace në shtëpi ka efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular.
Şafak tha se rritja me një mace deri në moshën 6-vjeçare zvogëlon rrezikun e zhvillimit të reaksioneve alergjike në jetën e mëvonshme dhe i bën ata psikologjikisht më të shëndetshëm, ai më tej tha: Në të njëjtën kohë, studimet kanë treguar se fëmijët që kujdesen për macet kanë një ndjenjë më të zhvilluar të përgjegjësisë më vonë në jetë”.
Duke shpjeguar se edhe macet kanë pritshmëri nga njerëzit, Şafak tha: “Në fakt, këto pritshmëri, të cilat janë më të vogla se ato të qenve, janë të kufizuara në pasurinë e mjedisit. Nëse hulumtojmë dhe gjejmë numrin e tasave të ushqimit dhe kutive të mbeturinave dhe vendosjen e tyre të saktë, nëse adoptojmë racën e duhur ose vendin e duhur, mund të krijojmë një marrëdhënie të lumtur mes maces dhe njeriut në hapësirë të përbashkët”./FolDrejt/