Situata më e vështirë është në rrethet Inebol dhe Bozkurt, ku janë përmbytur disa vendbanime
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në provincën veriore turke Kastamonu ndërsa situata më e keqe është në rrethet Inebol dhe Bozkurt, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dalje nga shtrati të lumit Inebola, i cili ka shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe ka përmbytur tregun lokal ku u shemb ura e këmbësorëve.
Po ashtu janë përmbytur edhe objekte të shumta ndërsa shërbimet kompetente u bënë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen lumit dhe të mos hapin dyqanet.
Rruga kryesore për në Kastamonu-Inebol është mbyllur, ndaj udhëtimet po bëhen në një drejtim alternativ përmes Abanës.
Për shkak të dëmtimit të rrjetit të infrastrukturës, zona e gjerë e Inebolu-s ka mbetur pa energji elektrike.
E njëjta situatë është edhe në rrethin e Bozkurtit, nëpër të cilin kalon lumi Ezine.
Shërbimet kompetente janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e vendbanimeve të rrezikuara./FolDrejt/