Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë është rritur mbi 20,000, një shifër që pritet të rritet më tej ndërsa ekuipazhet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Agjencia turke e fatkeqësive rriti numrin e vdekjeve të konfirmuara të vendit në 17,134, nga 16,546 vetëm disa orë më parë.
Numri i jetëve të humbura në Sirinë fqinje është 3,317. /FolDrejt/