Të ardhurat e Turqisë nga turizmi shënuan rritje drastike në 46,3 miliardë dollarë në vitin 2022, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.
Të ardhurat e vendit shënuan rritje për 53,4 për qind nga 30,2 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas TurkStat, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Shpenzimet mesatare gjatë një nate për bujtje për vizitorët ishin 89 dollarë.
Shumica e turistëve, 67,1 për qind e tyre, vizituan Turqinë për udhëtime, argëtim, sporte dhe aktivitete kulturore vitin e kaluar.
Në vitin 2022, numri i shtetasve turq që udhëtuan jashtë vendit u rrit me 165,4 për qind në 7,3 milionë krahasuar me vitin 2021, ndërsa shpenzimet mesatare të tyre arritën në 589 dollarë për person, njoftoi TurkStat./FolDrejt/