Të paktën 10 persona humbën jetën nga përmbytjet në dy provincat turke, të cilat u shkatërruan nga një tërmet katastrofik muajin e kaluar, raportoi sot AP.
Shiu i dendur dhe përmbytjet krijuan një problem shtesë për mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi, shtuan zyrtarët turq. Një person u vra në qytetin Tut në provincën juglindore të Adiyaman, kur uji lau një kontejner ku jetonin një grup të mbijetuarish nga tërmeti, tha guvernatori Numan Hatipoglu. Katër persona nga Tuti janë të zhdukur, përcjell Fol Drejt.
Në provincën fqinje të Şanliurfas, katër persona humbën jetën dhe dy zjarrfikës gjithashtu rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve, tha Guvernatori Salih Ayhan për “HaberTurk”./FolDrejt/