Turqia kritikoi sot vendet perëndimore që mbyllën përkohësisht konsullatat e tyre në Stamboll, të shqetësuara për sigurinë e tyre për shkak të sulmeve të mundshme hakmarrëse pas djegies së Kuranit në protestat në vendet evropiane.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se mbyllja e konsullatave dhe paralajmërimet e udhëtimit në Turqi ishin pjesë e asaj që ai tha se ishte një komplot perëndimor për të dëmtuar rimëkëmbjen e turizmit turk pas pandemisë së koronavirusit dhe akuzoi vendet perëndimore për luftë psikologjike, përcjell Fol Drejt.
Soylu vuri në dukje se në ditën kur Turqia deklaroi qëllimin e saj për të tërhequr 60 milionë turistë, vendet perëndimore ishin në prag të fillimit të një lufte të re psikologjike kundër Ankarasë./FolDrejt/