Turqia ka arrestuar avokatin e ambasadës gjermane në Ankara. Qeveria gjermane frikësohet, që ai mund të tregojë informacionet sekrete kundrejt shërbimit sekret turk, shkruan ekskluzivisht SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Kjo pritet të përkeqësojë akoma më shumë marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe Gjermanisë, pasi avokati i arrestuar disponon të dhënat e 50 shtetasve turq, të cilët kanë aplikuar për azil në Gjermani – mes tyre të kurdëve komunistë dhe anëtarë të FETÖ.
Në fakt avokati ka qenë i arrestuar nga mesi i shtatorit, por ishte mbajtur sekret, duke menduar që situata të zgjidhet me dialog mes Ankarasë dhe Berlinit. Por deri tani, ambasadori gjerman në Turqi, Martin Erdmann, përkundër pyetjeve dhe kërkimit të sqarimeve nga autoritetet turke, ai nuk ka pasur asnjë sukses./Foldrejt.com