Pas vrasjes së kryeudhëheqësit të ISIS, Al Baghdadit nga SHBA, duket se një ofansivë e madhe po ndodh edhe për arrestimin e familjarëve të tij, që më pas të zbulohen informacionet sekrete për udhëheqësit tjerë të mundshëm të ISIS, shkruan foldrejt.com.
Vetë presidenti Rexhep Taip Erdogan ka theksuar se nga aktiviteti i ofansivës turke në Sirinë Veriore është mundësuar kapja e njërit prej fëmijëve të Al Baghdatit. Të martën poashtu presidenti Erdogan bëri me dije se është arrestuar gruaja e Al Baghdadit, kurse pak ditë më parë edhe motra e tij, dhëndri dhe fëmijët e këtyre të fundit.
Shumica e tyre janë arrestuar në provincën Azaz./Foldrejt.com