Në fund të korrikut është arrestuar në Turqi një shtetas gjerman për akuza se ka shpërndarë “propagandë terroriste”. Tani bëhet e ditur që edhe një ushtar gjerman nuk lejohet të largohet nga Turqia – deri tani për arsye të panjohura, shkruan media gjermane Die ëelt, përcjell foldrejt.com.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ushtria gjermane, duke thënë se ushtari është arrestuar papritur duke kryer shoping në Stamboll.
Konsullata gjermane në Stamboll ka bërë me dije se deri tani nuk ka arritur të komunikojë me shtetasit gjermanë të arrestuar, por bën çështë e mundur që të marrë informacion të plotë dhe mundësisht lirimin e tyre./Foldrejt.com