Duket se marrëveshja mes Turqisë dhe SHBA-së ka sjellur shpejtimin e ushtrisë turke për të pushtuar Sirinë veriore dhe për të krijuar zonën e mbrojtur, 32 kilometra në brendësi të kufirit, që më pas të gjithë refugjatët sirianë të kthehen në territoret e tyre, shkruan foldrejt.com.
Nga ministria e mbrojtjes në Ankara bënë me dije se mësymja tokësore në shtetin fqinj do fillojë brenda “pak ditësh”, kurse prej kohësh forca të shumta ushtarake kanë arritur në juglindje të Turqisë.
Momentalisht kjo zonë kontrollohet nga komunistët kurdë të PKK që njihen si terroristë nga Turqia dhe shumë vende perëndimore./Foldrejt.com