Krahas shumë shteteve tjera, Turqia ka gjetur mënyrë për t’i ardhur në ndihë edhe vendit më të izoluar të botës, Rripit të Gazës, si pasojë e bllokimit të Izraelit, informon foldrejt.com.
Ndihmat kanë hyrë në Rripin e bllokuar të Gazës përmes pikës kufitare Kerm Ebu Salim dhe do t’i dorëzohen Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Avioni i mallrave me ndihma mjekësore i Turkish Airlines fillimisht kishte arritur më 30 prill në Aeroportin Ben Gurion në afërsi të kryeqytetit izraelit Tel Aviv.
Më 5 maj, ndihma me furnizime mjekësore u dorëzuan në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në furnizimet prej rreth 15 tonësh për Palestinën gjendeshin 40 mijë sete për diagnostikim, 100 mijë maska N95, 40 mijë veshje mbrojtëse, 100 mijë doreza, 20 mijë syze mbrojtëse, 2 mijë litra dezinfektues, 20 mijë kanula nazale, 2 mijë maska oksigjenike dhe 4 aparate PCR./Foldrejt.com