Greqia dhe Turqia janë afër një konflikti të armatosur, kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes detare mes Turqisë dhe Libisë, ose konkretisht ndarjes së Detit Mesdhe mes këtyre dy shteteve, që në fakt e pretendon edhe Greqia, informon Al Jazeera.
Marrëveshja e nënshkruar në 27 nëntor dhe kaluar nga parlamenti turk të enjten (dje), ka shqetësuar hapur Greqinë dhe shtetet tjera anëtarë të BE. Brukseli zyrtar dhe Izraeli i qëndrojnë pas Greqisë.
Konkretisht bëhet fjalë për detin Mesdhe në juglindje të ishullit të Kretës, ku mendohet se ka pasuri të shumta të gazit dhe naftës, përcjell foldrejt.com.
Ministri i energjitikës turke, Fatih Donmez, tha se tani do dërgohen anije për të kërkuar naftë në këtë “Zonë Ekskluzive Ekonomike”.
Por në anën tjetër Greqia për Al Jazeera ka konfirmuar se do bëjë çështë e mundur që të mbrojë ujërat e saj detarë.
“Në rast se anijet e shpimit të Turqisë do lundrojnë drejt asaj zone, atëherë mund të ndodh konflikti i armatosur, sepse ata anije janë të ndjekura nga anijet luftarake. Dhe kjo padyshim që do të sjell në një luftë të pashmangshme,” tha një diplomat veteran në kushte anonimiteti.
Edhe profesori i ligjeve ndërkombëtare, Angelos Syrigos, ka konfirmuar se në atë zonë (juglindje të Kretës) nuk duhet të ketë anije turke. “Ua kemi komunikuar edhe turqve, se nuk do lejojmë që në ujërat e pretenduara greke të shpallen si Zona Ekskluzive Ekonomike.”
Ministri i mbrojtjes, Nikos Panayotopoulos u shpreh shkurt se “ne përgatitemi për të gjitha opsionet.” Ndërsa shefi i marinës detare greke, Nikos Tsounis, tha se në këto kushte “nuk presim që ndokush të na vijë të na ndihmojë. Çfarëdo që të vendosim, duhet ta bëjmë vetëm.”
Të premten (sot) Greqia ka marrë edhe një hap tjetër drastik, të dëbimit të ambasadorit libian, Mohamed Younis AB Menfi , pasi shteti i tij nënshkroi atë marrëveshje me Turqinë, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media greke Kathimerini. Kurse opozita e Syrizas dhe qeveria greke janë bërë bashkë në këto ditë duke thënë se “duhet unitet kombëtar për të sprapsur pretendimet e Turqisë.”
Deri tani, burimet diplomatike greke dhe turke, nuk kanë dëshirë që dialogu rreth kësaj teme të mbetet i hapur, duke shtuar frikën e një sulmi të dyanshëm./Foldrejt.com