Turqia dhe Katari kanë nënshkruar 11 marrëveshje të reja gjatë takimit të tetë të Komitetit të Lartë Strategjik të tyre në Stamboll.
Marrëveshjet mbulojnë disa fusha, përfshirë diplomacinë, median, kulturën dhe menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Takimi i Komitetit të Lartë Strategjik Turqia-Katar u kryesua nga presidenti turk, Rexhep Tajiip Erdogan dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.
Dy liderët më herët zhvilluan bisedime kokë më kokë mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale./FolDrejt/