Ekonomia e Turqisë me performancën e rritjes prej 1.8 për qind në vitin 2020 arriti një shkëputje pozitive në këtë fushë pavarësisht pandemisë së koronavirusit, shkruan Anadolu Agency.
Teksa u rendit si vendi i dytë pas Kinës që shënoi rritje në mesin e vendeve të G20 të dhënat e të cilave u deklaruan, Turqia ka tërhequr vëmendjen se ky sukses është arritur pavarësisht tkurrjes në masë të lartë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian të tilla si Gjermania, Franca dhe Holanda me të cilat ka një marrëdhënie intensive tregtare.
Në mesin e vendeve të OECD-së, për të cilat u njoftuan të dhënat e rritjeve në tremujorin e 4-t të vitit të kaluar, thuhet se vendet që pësuan tkurrje më shumë në ekonominë e tyre janë Spanja me 9.1 për qind, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria me 7.8 për qind dhe Italia me 6.6 për qind.
Po ashtu edhe Kina në të cilën filluan të shfaqeshin rastet e para me COVID-19 dhe e cila nuk është anëtare e OECD-së vazhdoi rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë duke shënuar rritje me 6.5 për qind në tremujorin e fundit të 2020 si dhe duke regjistruar 2.3 për qind në performancën e rritjes në të gjithë vitin 2020.