Tashmë gazi rus në Europë është realitet. Falë Rrjedhjes turke (Turkishstream), gazi rus ka hapur një arterie tjetër për të furnizuar Europën me gaz, tashmë duke anashkaluar Ukrainën.
Në fakt Turqia furnizohet me gazin rus prej 2003, por investimi i Rrjedhjes turke ka kapacitet dyfish më të madh për të blerë gazin rus, por është edhe aktivitet ambicioz politik, shkruan media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Një pjesë e Rrjedhjes turke do zgjerohet drejt Bullgarisë e Serbisë, kurse më pas edhe drejt Hungarisë dhe Republikës Srpska. Për të mos përfunduar këtu, edhe Athina dhe Shkupi kanë shfaqur interes. Kjo tregon se shtetet e vogla të Ballkanit kanë një interes shtesë ndaj Rusisë dhe Turqisë. Pikërisht në kohën kur zgjerimi i BE hë për hë është pezulluar, përcjell foldrejt.com.
“Nëse BE, Berlini dhe Parisi nuk luajnë një rol aktiv, atëherë Ballkani gjithmonë e më tepër do largohet prej tyre,” e përmbyll shkrimin Faz./foldrejt.com