Turqia po krijon një bazë energjetike në Detin e Zi, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se gazi natyror në këtë det do të jetë i disponueshëm për t’u përdorur vitin e ardhshëm.
Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë një ceremonie të nisjes së furnizimit me gaz, në të cilën ai mori pjesë nëpërmjet video-konferencës, për katër rrethe të provincës Kastamonu të Detit të Zi, Bozkurt, Abana, Cide dhe Inebolu, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me gazin natyror të Detit të Zi, ai tha se ka përfunduar shpimi i nëntë prej dhjetë puseve që përbëjnë fazën e parë në fushën e gazit Sakarya.
“Ne kemi përshpejtuar punimet që do të lidhin gazin natyror të Detit të Zi … me sistemin e vendit tonë”, tha ai, duke shtuar: “Me përfshirjen e gazit vendas në proces, Türkiye bëhet një vend … ku formimi i çmimit referencë sigurohet brenda rajonit”./FolDrejt/