Parlamenti turk ratifikoi sot një mocion për dërgimin e trupave në Katar për të ndihmuar në rritjen e sigurisë gjatë Kupës së Botës FIFA 2022.
Me kërkesë të Katarit, një mocion iu dorëzua parlamentit të shtunën për të dërguar ushtarë në Katar për gjashtë muaj për të garantuar sigurinë gjatë turneut të futbollit në nëntor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Operacioni “Mburoja e Kupës së Botës” synon të merren masat e nevojshme kundër kërcënimeve të ndryshme, veçanërisht terrorizmit, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e organizimit, thuhet në memorandum.
Po ashtu thuhet se elementët e Forcave të Armatosura Turke që do të dislokohen si pjesë e detyrës do të jenë nën komandë kombëtare gjatë gjithë detyrës.
Përveç Türkiye-s, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Pakistani do të ofrojnë gjithashtu mbështetje ushtarake për të kontribuuar në sigurinë e Katarit gjatë turneut./FolDrejt/