Zgjedhjet presidenciale në Turqi duket se po shkojnë drejt balotazhit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deri më tani 99.05% e votave janë numëruar, ndërsa presidenti aktual Tayip Erdogan është duke prirë bindshëm në raport me rivalët e tij, transmeton Fol Drejt.
Aktualisht ai i ka grumbulluar 49.37% i ndjekur nga Kilicdaroglu (CHP) i cili i ka grumbulluar 44.99%.
Erdoganit nuk do t’i mjaftojë kjo përqindje e grumbulluar, andaj gjasat që të shkojnë në balotazh, janë të mëdha.
Sipas Al Jazeera-s dhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka deklaruar se ai do të pranonte një balotazh dhe do ta fitonte atë.
Sipas tij, “me gjithë gënjeshtrat dhe sulmet e tij, Erdogan nuk mori rezultatin e dëshiruar.”
“Askush nuk duhet të jetë entuziast se kjo është një punë e përfunduar. Zgjedhjet nuk fitohen në ballkon,” tha ai, në një referencë të dukshme ndaj zgjedhjes së vendit të fjalimit nga Erdogan.
Megjithatë, ndonëse Erdoganit nuk i kanë mjaftuar votat e grumbulluara për t’i fituar zgjedhjet pa balotazh, diferenca ndërmjet tij dhe Kilicdaroglu është mjaft e madhe.
Duke arritur kulmin te mbështetësit në Ankara, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se ai ende mund të fitojë, por do të respektojë vendimin e vendit nëse gara shkon në një balotazh pas dy javësh.
“Ne nuk e dimë ende nëse zgjedhjet përfunduan në raundin e parë … Nëse kombi ynë ka zgjedhur për një raund të dytë, kjo është gjithashtu e mirëpritur,” tha Erdogan./FolDrejt/