Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të presidentëve turq dhe iranian thuhet se Ankaraja dhe Teherani kanë rënë dakord për të luftuar kundër terrorizmit në të gjithë format.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij iranian, Ebrahim Raisi, u takuan në kryeqytetin Teheran për të bashkë-kryesuar takimin e shtatë të Këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë Türkiye-Iran për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur bashkëpunimin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Türkiye dhe Irani nënshkruan tetë marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, sigurimet shoqërore dhe sportin.
Liderët gjithashtu pohuan dënimin e tyre të terrorizmit dhe nevojën për të luftuar të gjitha grupet terroriste pa diskriminim.
Ata theksuan rëndësinë “thelbësore dhe të pamohueshme” të mekanizmave rajonal dhe ndërkombëtar për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nevojën për qasje të drejta, plotësisht gjithëpërfshirëse dhe humanitare për të vendosur një rend ndërkombëtar më të drejtë.
Sipas deklaratës, liderët shprehën besimin e tyre se mosmarrëveshjet politike ndërkombëtare mund të trajtohen vetëm përmes dialogut politik kuptimplotë dhe jo përmes sanksioneve të njëanshme./FolDrejt/