“Heqja e embargos helmon paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha nënpresidenti Fuat Oktay në një panel online të organizuar nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), dega në Washington.
Washingtoni të martën njoftoi heqjen e pjesshme të një embargoje armësh ndaj grekëve qipriotë. Njoftimi tërhoqi reagimin e menjëhershëm nga Turqia, e cila tha se ky hap “injoron barazinë dhe ekuilibrin midis dy popujve në ishull”.
Ndërkaq, në lidhje me marrëveshjen detare midis Turqisë dhe Libisë, Oktay tha se ky pakt është “vija e kuqe” e Ankarasë në Mesdheun Lindor.
Oktay paralajmëroi se “askush nuk mund ta vë në pikëpytje” marrëveshjen, “veçanërisht Franca”.
Marrëveshja historike e nënshkruar nëntorin e kaluar përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve për të krijuar një zonë ekonomike ekskluzive.