“Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe ka dërguar drone në Ukrainë për t’u mbrojtur. Ne meritojmë më shumë respekt,” tha një anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet.
Turqia tha sot se është e gatshme të bllokojë Suedinë dhe Finlandën nga anëtarësimi në NATO për më shumë se një vit nëse nuk merr garanci të kënaqshme se dy vendet nordike janë të gatshme të zgjidhin çështjen e mbështetjes për grupet kurde që Ankaraja i konsideron organizata terroriste.
Akif Chatagay Kiliç, një anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, tha se “kjo çështje është me interes kryesor shtetëror” dhe paralajmëroi se Ankaraja ishte “gati të pezullojë anëtarësimin e tyre për një vit tjetër nëse është e nevojshme”./FolDrejt/