Turqia do të fillojë administrimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë së shpejti, theksoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Shkalla e infektimit me koronavirus ka rënë në të gjithë vendin”, deklaroi ministri Fahrettin Koca pas takimit të Komitetit Shkencor të Koronavirusit.
Ai gjithashtu tha se Turqia do të fillojë provat e fazës së parë për vaksinën e saj të tretë potenciale të inaktivuar.
Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani ka administruar mbi 20,78 milionë vaksina kundër koronavirusit në gjithë vendin.
Vendi aktualisht jep vaksinat SinoVac dhe BioNTech.