Në këto kohë kërkesash për materialet mjekësore, Turqia ka arritur që brenda çdo jave të prodhojë mesatarisht një milionë maska protektive, 5000 veshje të specializuara për mjekët dhe 5000 litra dezinfektues me alkool, shkruan ministria e mbrojtjes turke, përcjell foldrejt.com.
Turqia ishte ndër shtetet e fundit që u prek nga virusi Kovid19, megjithatë menjëherë janë shtuar rastet në mënyrë eksponenciale. Deri tani janë të infektuar 20.921 turq dhe 484 të vdekur./Foldrejt.com