Të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën për 27 për qind, duke arritur në 21,7 miliardë dollarë gjatë periudhës janar-qershor, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga TurkStat, Turqia në gjysmën e parë priti 22,2 milionë turistë, shtetas të huaj ose turq që jetojnë jashtë, duke shënuar rritje prej 20,6 për qind në bazë vjetore.
Shpenzimi mesatar për një natë për vizitor ishte 99 dollarë, nga 89 dollarë sa ishte në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.
Në tremujorin e dytë të vitit, të ardhurat e vendit nga turizmi arritën në 12,9 miliardë dollarë, duke u rritur me 23,1 për qind në bazë vjetore.
Numri i njerëzve që vizituan Turqinë tremujorin e kaluar ishte pothuajse 14 milionë, një rritje prej më shumë se 2 milionë në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.