Miku njihet që është mik, në të keq e në rrezik. Kjo fjali mund të përshtatej më së miri në raportet mes Katarit dhe Turqisë. Katari ishte i pari që doli në mbrotje të qeverisë legjitime turke pas tentimit për Grusht shteti, kurse Emiri Hamad al-Thani, po atë natë mes korriku i dërgoi në Turqi 150 forca speciale për ta ruajtur presidentin Rexhep Taip Erdogan – arsyeja ishte e thjeshtë: Erdogani nuk i besonte askujt atë natë dhe se agjentët e FETÖ mund të ndodheshin kudo, informon foldrejt.com. Por ngjashëm ndodhi edhe me Turqinë. Kur të gjithë vendet e Gjirit (përveç Omanit) tentuan për një Grusht shteti në Katar dhe bllokuan ekonomikisht vendin e vogël katarian, ishte Turqia ajo që menjëherë dërgoi trupa në bazën e saj ushtarake në Katar dhe filloi ta furnizojë maksimalisht me ushqime dhe produkte bazë Dohën.
Për të mos përfunduar këtu, Turqia e ndihmon Katarin për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2022, kurse emiri i Katarit ka një villë 90 milion dollarë në Bosfor. Gjatë krizës së lirës turke, Katari investoi dhjetëra miliarda dollarë për të mos u shkatërruar tërësisht ekonomia turke.
Por tashmë duket se ditët e bardha për Dohën dhe Ankaranë kanë përfunduar dhe sebep për këtë është bërë media më e madhe arabe – Al Jazeera English.
Al-Jazeera kërcënim për rajonin ose media e vetme e pavarur?
Sipas autoriteteve turke, gjatë operacionit turk në veri të Sirisë, media me qendër në Doha ka shpërndarë dezinformata – “njëlloj si mediat perëndimore”.
Në fakt nuk bëhet e ditur konkretisht për çfarë i ka mbetur hatri Turqisë rreth lajmeve të Al Jazeeras, por mbi këtë pretekst u ngrit edhe bojkoti i vendeve arabe kundrejt Katarit.
Tashmë raportet turke-katariane janë të paqarta, shkruan media qeveritare turke SABAH. Përderisa Al Jaazera nuk merr masa konkrete për të përmirësuar informimin, atëherë Turqia do e konsiderojë këtë media si kundërshtare të saj. Sipas medias qeveritare turke, Katari duhet të zgjedh mes Turqisë dhe aktivistëve trushpëlarë të Perëndimit.
Në rast se rrëzohet një aleancë turko-katariane, duhet theksuar se atëherë Katari vërtet e ka vështirë të ekzistojë i vetëm dhe mund të gjejë aleanca të tjera – por mbase në rajon, përveç Iranit nuk mund ti qëndrojë tjetër kush pas./Foldrejt.com