Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur lindjen e Turqisë mëngjesin e sotëm, njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti ka ndodhur pak para orës pesë të mëngjesit me orën lokale, 19 kilometra në veri të Sincik në provincën turke të Adiyaman, në një thellësi prej pesë kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.