Pas zhvleftësimit të lirës turke shumë bujq e tregtarë (keq)përdorën inflacionin për të rritur shumëfish çmimet e produkteve të tyre. Qeveria turke ka ditur t’u kundërpërgjigjet më së miri këtyre mashtruesve, përkundër paralajmërimeve të herëpashershme. Ajo ka hapur stendat e veta me çmime deri trefish më të lira sesa nëpër markete.
Një patëlxhan i zi që nëpër markete kushton 10 lira, në stendat e ngritura nga qeveria turke kushton vetëm 4.5 lira kilogrami.
Një kastravec kushton 7 lira, kurse te stendat 4 lira.
Një domatë nga 6 lira, në stenda kushton vetëm 3 lira.
Patatja dhe qepa janë ulur nga 5 në vetëm 2 lira.
Edhepse politikat e të djathtës së re kundështojnë politikën e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, nuk janë të ralla rastet ku ndërhyrja ka rezultuar pozitive. Para dhjetë vitesh falë ndërhyrjes së qeverisë gjermane u arrit të shpëtohet firma e automobilëve OPEL./Foldrejt.com