Pas vrasjes së sëpaku 22 ushtarëve turq në Siri, Turqia përgatitet për një hakmarrje të rëndë ndaj regjimit sirian. Media turke Anadoly Agency ka bërë me dije se nga takimi emergjent në presidencën turke është bërë me dije së “është vendosur të jepet kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj regjimit jolegjitim i cili i ka drejtuar armët ushtarëve tanë”.
Por poashtu, një përfaqësues i lartë turk për Reuters ka bërë me dije të enjten mbrëma se “Turqia nuk do ndalojë refugjatët, që të vijojnë rrugën drejt BE-së”, duke i urdhëruar rojtarët detarë që të qëndrojnë të heshtur dhe pavepruar.
Kjo masë mund të vijë pasi Ankaraja kërkon ti tregojë Perëndimit se situata në Idlib prek drejtpërsëdrejti edhe ata./Foldrejt.com