Ministri i jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu ka hedhur poshtë kërkesën e pasardhëses së kancelares Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, për krijimin e një zone të mbrojtur në veri të Sirisë ku do patrullojnë forca ndërkombëtare mes tyre edhe ata gjermanë, shkruan FAZ, përcjell foldrejt.com. Momentalisht kjo zonë kontrollohet nga Turqia, Rusia dhe forcat siriane.
“Vendosja e trupave të OKB nuk është reale,” tha Cavusoglu, në takimin që kishte me kolegun e tij gjerman Heiko Maas në Ankara. Edhe ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas nga radhët e të majtëve SPD, nuk qëndronte pas planit të Annegret Kramp-Karrenbauer.