Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa nga Rusia në Siri, pas bisedimeve me Moskën, njoftoi sot ministri i Jashtëm turk Mevlüt Vuavuşoğlu.
Ai theksoi se Ankaraja mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet ushtarake dhe civile ruse në Siri pasi informoi Moskën për këtë.
“Lejet u morën në intervale prej tre muajsh. E fundit ishte deri në prill”, tha ministri turk në një intervistë, duke vënë në dukje se presidenti Rexhep Tajip Erdogan informoi presidentin rus Vladimir Putin për këtë./FolDrejt/