Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar sot se ka nisur vendosjen e forcave speciale në Kosovë, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Pas ngjarjeve në Kosovë, batalioni komando i Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë është duke u dislokuar në Kosovë”, tha ministria turke në Twitter.
Lajmi vjen një ditë pasi u bë e ditur se Turqia me kërkesë të NATO-s do të dërgojë forca speciale në Kosovë të cilat do të vendosen në kazermën në Prizren.
Është shtuar se ata janë pjesëtarë të batalionit komando nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë nga Kirklareli, e cila më herët ishte dislokuar në kuadër të KFOR-it.
Në përgjigje të një kërkese të marrë nga Shtabi i Përbashkët i NATO-s në Napoli, për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës, “është planifikuar dërgimi i forcave turke në kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë më 4 dhe 5 qershor”, tha Ministria turke e Mbrojtjes. /FolDrejt/