Ministri i mbrojtjes turke, Hulusi Akar, i ka bërë thirrje Greqisë që të demilitarizojë 16 ishuj grekë pranë bregdetit turk, pasi ai ka thënë se ata kanë “statusin e çarmatosjes”.
Sipas tij, janë 23 ishuj të cilët nuk duhet të kenë baza ushtarake, prej të cilëve 16 tashmë veç kanë.
“I bëjmë thirrje Greqisë që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë,” tha Akar, përcjell foldrejt.com.
Turqia dhe Greqia kohëve të fundit kanë mosmarrëveshje rreth kufijve detarë në Mesdhe dhe Egje, duke tensionuar akoma më shumë marrëdhëniet mes të dyja vendeve./Foldrejt.com