Turqia ka filluar shpimet e para për 2020 në lindje të Mesdheut me anijet e kërkimit Fatih dhe Javuz, të emërtuara sipas dy sulltanëve të mëdhenj.
Në mbrojtje të dy anijeve janë vendosur edhe forcat detare turke, për shkak të kontesteve të shumta në ato zona.
Anijet e kërkimit të naftës janë prodhuar nga Samsung-u në Korenë e Jugut, një aleat strategjik i Turqisë.
Përkundër kundërshtimeve të mëdha nga Egjipti, Izraeli dhe Greqia, tashmë anijet turke kërkojnë naftë në lindje të Qipros, duke e shpallur si zonë të saj ekskluzive ekonomike. Për ironi të fatit, katër anijet turke që do patrullojnë në këtë zonë, mbajnë emrat e dy sulltanëve Fatih (Pushtuesi) dhe Javuz (i ashpër) si dhe të dy marinarëve më të famshëm osmanë Oruç Dede dhe Hajredina Barbarosa Pasha, që të dy me origjinë shqiptare.