Dy figura të larta të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë operacionit të shërbimit sekret turk në rajonin verior të Irakut – Gara. Të dy ata ishin në listën e më të kërkuara na forcat turke dhe janë identifikuar si Servet Ajdin dhe Söylemez Yaşar, shkruan foldrejt.com duke u bazuar te mediat turke si SABAH.
Poashtu ministria e brendshme turke ka bërë me dije se është sekuestruar edhe një sasi e madhe armësh.
Pas armëpushimit pesëditor të ofansivës turke në Sirinë veriore, Ankaraja kishte premtuar se në rast se do kishte luftime të mëtejme do vriste krerët e kurdëve komunistë./Foldrejt.c