Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për shtendosjen e konfliktit në Ukrainë. Integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet, tha Erdogan.
“Ne besojmë se kriza aktuale duhet të zgjidhet mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe të ligjit ndërkombëtar, duke përdorur metoda paqësore dhe diplomatike”, tha Erdogani në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Zelensky ishte për vizitë në Stamboll.
Lidhjet e Erdoganit me Ukrainën dhe Rusinë
Turqia dhe Ukraina mbajnë marrëdhënie të ngushta mes vete. Ankaraja dënoi fuqishëm aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. “Ne si Turqi kemi mbrojtur fort integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë në parim për të mos njohur okupimin e Krimesë”, tha Erdogan, i cili po ashtu ka lidhje të ngushta edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Ankaraja është fuqia mbrojtëse tradicionale e pakicës tatare në Krime, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së Krimesë.