Më shumë se 17 milionë tonë drithë janë eksportuar përmes korridorit të drithit të Detit të Zi që nga rifillimi i dërgesave të ndërprera nga lufta Rusi-Ukrainë më 1 gusht, tha Turqia në një deklaratë zyrtare, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
OKB-ja, Turqia, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje jetike në korrik në Stamboll, duke lejuar që gruri dhe plehrat rus dhe ukrainas të dërgohen globalisht dhe të zbutet rritja e çmimeve globale të ushqimit.
Që prej tyre, të paktën 643 anije të ngarkuara me grurë u larguan nga portet e Ukrainës, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke./FolDrejt/