Përkundër gjithë ankesave nga partnerët e NATO dhe kërcënimet për sankcione dhe largimin nga projekti i ndërtimit të aeroplanit F-35, Turqia ka arritur të marrë sistemin më të njohur botëror tokë-ajër, prodhimin rus S-400, informon foldrejt.com, duke u bazuar në të dhënat e ministrisë së mbrojtjes turke.
Pajisjet e para të sistemit raketor S-400 kanë arritur në bazën Murted, pranë Ankarasë këtë të premten, kurse për një ohë të shkurtër do përfundojë dorëzimi.
Marrëveshja mes Turqisë dhe Rusisë rreth S-400 u arrit në 2017 me 2.5 miliardë dollarë.
S-400 ka një kapacitet vëzhgimi deri në 600 km, kurse mund të arrijë objektivin me precizitet deri në 400 kilometra. Përkundër kundërshtimeve nga NATO, shumë shtete kërkojnë të blejnë këtë sistem anti-raketor si Arabia Saudite, Katari dhe India./Foldrejt.com