Të hënën komiteti i ministrisë së jashtme në parlamentin turk ka aprovuar marrëveshjen me Libinë në lidhje me bashkëpunimin ushtarak, shkruan foldrejt.com.
Kjo është marrëveshja e dytë mes Libisë dhe Turqisë pas ndarjes së Detit Mesdhe mes tyre dhe tani vjen bashkëpunimi ushtarak. E ndodhur në Luftë Civile, Libia nuk gjen qetësi prej vrasjes së udhëheqësit të mëpërparshëm Muamer Ghadafi.
Marrëveshja ushtarake me Turqinë mund të sjellë ndërhyrjen direkte (shkëmbimin e personelëve ushtarakë mes të dyja vendeve) të ushtarëve turq kundër rebelëve të gjeneralit Haftar, i cili kundërshton qeverinë legjitime të Libanit dhe ka përkrahje nga Rusia, Izraeli, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Turqia brenda pak viteve ka dërguar ushtarë në Katar dhe Siri, kurse siç duket ushtarë tjerë turq pritet të dërgohen edhe në vendet tjera./Foldrejt.com