E njohur si shtet model për ruajtjen nga virusi famëkeq Covid-19, Turqia ka marrë masa drastike, përkundër që ka vetëm 18 të infektuar dhe atë shumica të ardhur nga vendet e huaja si Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite, informon foldrejt.com.
Megjithatë, sipas ministrisë së brendshme turke, të gjithë kafenetë, kinematë, si dhe vendet tjera të ngjashme të hapësirave sociale do qëndrojnë të mbyllur nga nesër (e martë), për të parandaluar përhapjen e virusit.
Sipas thirrjes së ministrisë, do ndalohen edhe ceremonitë martesore, koncertet, pishinat, banjat turke, saunat. Tash për tash, do qëndrojnë të hapura vetëm restorantet dhe Qendrat Tregtare.
Lajmi i politikës turke ka ardhur vetëm disa minuta pasi Myftinia e Turqisë (Dijaneti) ndaloi faljet e namazeve nëpër xhami, duke përfshirë edhe xhumanë.
Xhamitë gjithsesi do qëndrojnë të hapura, për ata që duan të falin namazet ditore, por të anashkalohet namazi me xhematë.